DERGIMI I NJE KERKESE PER THIRRJE ME ANE TE SMS
Dergojini te gjitha kerkesat per thirrje me ane te nje SMS-je ne numrin
+447797803066. Ne ju rekomandojme qe kete numer ta shtoni ne listen e kontakteve te telefonit tuaj per nje perdorim me te lehte.
Per te gjitha kerkesat nuk duhet te kete hapsira ne numrin e telefonit apo numrin pin.
CAKTIMI I PINIT TUAJ NJE CELULARI
Per te kryer telefonaten tuaj te pare, krijoni nje sms me informacionin e meposhtem:
"
CALL [Numer_Telefoni] [Numer_Pin]" ku
[Numer_Telefoni] eshte numri qe deshirohet te thirret dhe [Numer_Pin] eshte numri juaj pin. Per SMS numri juaj pin formohet nga dy pjese qe ne rastin e Pinit per SMS duhet te perdoren se bashku. P.sh. nese pjesa e pare eshte 999dhe pjesa e dyte eshte 1234567890, Pini juaj per SMS eshte 9991234567890.
Ju mund te perdorni pinin tuaj per THIRRJE, INFORMACION MBI LLOGARINE TUAJ ose KERKESE TARIFASH. Perpiquni te perdorni si fillim pinin tuaj per nje kerkese INFORMACIONI MBI LLOGARINE TUAJ. Dergoni nje SMS me tekstin "BALANCE" ne numrin tone te
SMS-ve. Ju duhet te merrni nje mesazh SMS ne nje kohe shume te shkurter ne te cilin ju do te informoheni mbi llogarine tuaj aktuale. Pini juaj tashme i eshte caktuar numrit tuaj te telefonit dhe qe tani e tutje mund ta lini ate bosh ne te gjitha kerkesat tuaja te ardhshme.
Shenim: Pini juaj mund ti caktohet vetem nje celulari ne te njejten kohe. Nese ju perdorni pinin tuaj nga nje celular tjeter, juve do t’ju duhet te ricaktoni numrin tuaj pin.
VENDOSJA E NJE THIRRJEJE
Nese ju deshironi te telefononi psh ne numrin 355690000001 me nje pin 9991234567890 shkruani
"CALL 355690000001 9991234567890". (Nese ju keni caktuar me pare nje pin per celularin tuaj ju mund ta lini bosh pinin). Sapo ju te keni derguar mesazhin tuaj, brenda pak sekondave do te bie zilja e celularit tuaj dhe me pas do te lidheni me palen e dyte.
Per te kryer te njejten thirrje nje here te dyte, thjesht shkruani"CALL 355690000001". Pini juaj eshte kycur automatikisht bazuar ne numrin tuaj te celularit.
SHTIMI I LISTES SE NUMRAVE
Ju mundeni gjithashtu tu caktoni emra numrave te cilet ju i telefononi me shpesh per te krijuar nje liste emrash duke shtuar frazen" - [name]" ne fund te SMS. P.sh , ju duhete te shkruani CALL 355690000001 - FREDI" heren e pare qe ju telefononi Fredin. Heren tjeter, gjithcka qe ju duhet te shkruani eshte "CALL FREDI" dhe sistemi do te gjej vete numrin e Fredit dhe do te kryej thirrjen. Kjo gje mund te behej dhe ne telefonaten e fillimit para se te caktohej pini : "CALL 355690000001 9991234567890 - FREDI".
MENYRA TE TJERA PER GJENERIM THIRRJESH
Ju gjithashtu mund te vendosni se ne cilin numer ju deshironi te pergjigjeni ne mesazhin tuaj SMS. Le te themi qe ju deshironi ti telefononi Fredit por deshironi qe te thirreni mbrapsh ne nje numer tjeter psh. 3554399999. Ju duhet te dergoni mesazhin e meposhtem nga celulari juaj: "CALL
FRED@3554399999". Shenja @ tregon qe ju deshironi qe thirrja te kryhet nga nje numer tjeter qe ndjek shenjen @. Ju gjithashtu mund listen tuaj te numrave te telefonit, keshtu nqs ju i keni numerin 355690000002 Gimit ne liste, ju thjesht mund te dergoni : "CALL FREDI@GIMI".
KONTROLLI I LLOGARISE
Per te marre vesh llogarine tuaj te momentit, dergoni "BALANCE" dhe nje mesazh SMS do ti dergohet celularit tuaj me permbajtje llogarine tuaj. Nese ju nuk e keni derguar akoma pinin tuaj ju duhet ta dergoni dhe ate, psh. "BALANCE 9991234567890".
KONTROLLI I TARIFAVE
Formati i mesazhit te tarifave jane te ngjashme me ato te thirrjeve. Thjesht zevendesoni "CALL" me "RATE". Psh. nese do te deshironi te dini se sa eshte tarifa per te telefonuar Fredin dergoni "RATE FREDI". Shembuj te tjere: "RATE 355690000001 9991234567890", "RATE 355690000001", "RATE 355690000001 -
FRED", "RATE FREDI@GIMI". Shihni me poshte per me shume shembuj dhe shpjegime.
SHEMBUJ MESAZHESH SMS
Per efekt shembulli ne po perdorim: Pinin 9991234567890 dhe 355690000001 numri qe duhet te therasim.
CALL 355690000001 9991234567890
Therret 355690000001 dhe i cakton Pinin celularit prej nga erdhi SMS.
CALL 355690000001 9991234567890 - FREDI
Njesoj si me siper vecse krijon nje hyrje ne liste duke i caktuar numrin 355690000001 emrit "FREDI".
CALL 355690000001
Kontrollon pinin bazuar ne numrin e celularit prej nga niset mesazhi SMS dhe therret 355690000001.
CALL 355690000001 - FREDI
Kontrollon pinin, therret 355690000001, dhe krijon nje hyrje ne liste me emrin "FREDI".
CALL FREDI
Kontrollon pinin, kontrollon ne listen e emrave per nje hyrje “FREDI" dhe therret numrin korespondues.
CALL FREDI@355690000002
Kontrollon pinin, kontrollon ne listen e emrave per nje hyrje “FREDI" dhe therret numrin 355690000002 ne fillim dhe pastaj lidhet me Fredin.
CALL FREDI@GIMI
Kontrollon pinin, kontrollon ne listen e emrave per nje hyrje “FREDI", kontrollon ne listen e emrave per nje hyrje “GIMI", therret Gimin dhe pastaj lidhet me Fredin.
BALANCE 9991234567890
I cakton pinin numrit te celularit prej nga erdhi sms si dhe sent dergon nje SMS ne celularin tuaj me permbajtjen e llogarise tuaj.
BALANCE
Kontrollon pinin tuaj si dhe kthen nje SMS me permbajtjen e llogarise ne celularin tuaj.
RATE 355690000001 9991234567890
I cakton pinin celularit prej nga u dergua mesazhi SMS dhe kthen nje SMS qe permban tarifen e thirrjes per destinacionin 355690000001.
RATE 355690000001 9991234567890 - FREDI
Njesoj si me siper, si shtese krijon nje hyrje "FREDI" ne listen e emrave.
RATE 355690000001
Kontrollon pinin tuaj dhe dergon nje SMS ne celularin tuaj me permbajtje detajet mbi tarifat per destinacionin 355690000001.
RATE 355690000001 - FREDI
Njesoj si me siper, krijon si shtese nje hyrje ne listen emerore me emrin "FREDI"
RATE FREDI
Kontrollon pinin, kontrollon ne listen e emrave per emrin "FREDI" dhe kthen nje SMS qe permban tarifat per destinacionin "FREDI".
RATE FREDI@355690000002
Kontrollon pinin, Kontrollon listen emerore per emrin "FREDI" dhe kthen nje SMS qe permban detaje mbi tarifat per destinacionin "FREDI" kur origjina e telefonates eshte 355690000002.
RATE FREDI@GIMI
Kontrollon pinin, kontrollon ne listen e emrave per emrat "FREDI" dhe "Gimi", dhe kthen nje SMS qe permban detaje mbi tarifat per destinacinin "FREDI" me origjine "GIMI".